Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mediat serbe: Ndalohet një serb në Bërnjak, dha deklaratë të rreme si dëshmitar në hetimet për krime lufte

Mediat serbe: Ndalohet një serb në Bërnjak, dha deklaratë të rreme si dëshmitar në hetimet për krime lufte

Mediat në Serbi kanë raportuar se Policia e Kosovës ka ndaluar sot në pikën kufitare në Bërnjak një individ me inicialet D.V., nga Zubin Potoku. Pas marrjes në pyetje, prokurori ka urdhëruar që atij t’i caktohet një masë ndalimi deri në 48 orë, sipas avokatit të tij, Millosh Delleviq.

Delleviq ka sqaruar se D.V. është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e deklaratës së rreme”. Ai ishte marrë në pyetje si dëshmitar në kuadër të hetimeve lidhur me veprën penale “Krim lufte kundër popullatës civile”, sipas RTS.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje, prokurori ka vendosur të nisë procedura penale ndaj D.V.-së për dhënie të deklaratës së rreme, deklaroi Delleviq.

Po ashtu, autoritetet kanë caktuar një masë paraburgimi njëmujor për Jugosllav Radojeviqin, një tjetër individ nga rrethina e Zubin Potokut, i cili dyshohet se ka kryer krim lufte.

Më herët, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy serbë nga Zubin Potoku, të cilët po ashtu janë të dyshuar për krime lufte, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement