Emrat e Arber dhe Florian Xhekajt janë bërë të njohur në botën e hokejit profesionist. Pas suksesit të tyre qëndron historia e babait të tyre, Jack Xhekaj, i cili ka kaluar një udhëtim të vështirë për të ndërtuar të ardhmen e familjes së tij.
Agjencia për Refugjatë, pjesë e UNICEF-it në Kanada, ka ndarë historinë e familjes Xhekaj, duke treguar se Jacku u detyrua të largohej nga Kosova për shkak të luftës. Ky rrugëtim shënon fillimin e një ëndrre për të dhe familjen e tij.
Pas mbërritjes në Kanada, Jack Xhekaj gjeti sigurinë. Atje krijoi një jetesë të re, ku u njoh me bashkëshorten e tij, Simona. Së bashku ata formuan një familje të dashur me katër fëmijë.
Vite më vonë, dy djemtë e tyre, Arber dhe Florian, arritën të realizonin endrrën për të luajtur hokej profesionist, duke u shndërruar në shembuj të suksesshëm dhe të përkushtuar.
UNICEF Kanada thekson se historia e familjes Xhekaj është një dëshmi e forcës së familjeve refugjate dhe mundësisë për ta nisur nga e para. “Kur njerëz, të detyruar të largohen nga vendi i tyre, marrin mundësinë për të rindërtuar jetën, ata jo vetëm që mbijetojnë – ata krijojnë të ardhme që frymëzojnë breza të tërë,” shkruan faqja zyrtare e UNICEF-it.
Në veçanti, UNHCR ka publikuar një “strip” që ilustron rrugëtimin e familjes Xhekaj, nga ikja nga Kosova deri te suksesi në hokejin profesionist.



















You must be logged in to post a comment Login