Lëvizja Revolta njoftoi se më 6 gusht, në orën 10:00, do të organizojë një protestë qytetare në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, para Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit, kjo protestë zhvillohet “për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës”.
Organizatorët kanë parashtruar tri kërkesa kryesore: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga qytetarët e Serbisë sipas ligjit për shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, si dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Kjo nuk është çështje partiake. Është çështje e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës. Bashkohu,” thuhet në thirrjen e kësaj lëvizje.



















You must be logged in to post a comment Login