Autoritetet në Katar kanë deklaruar se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin ndërmjet SHBA-së dhe Iranit ndodhen në “fase shumë progresive”. Kështu u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, gjatë një konference për mediat të martën.
Ai informoi se janë duke u qarkulluar draftet e një marrëveshjeje të mundshme, sipas raporteve nga CNN. Al-Ansari gjithashtu u përgjigj në lidhje me disa deklarata kontradiktore të bëra nga zyrtarët amerikanë dhe iranianë, që lidhen me zhvillimin e negociatave.
“Mund të konfirmojmë se përpjekjet janë akoma në vazhdim me të gjitha palët. Ne po shohim drejt një zgjidhjeje diplomatike. Aktualisht, ka përpjekje në terren për të zgjidhur krizën dhe ato janë në ‘fase shumë progresive’,” tha ai.
Al-Ansari theksoi se për këtë çështje po punojnë shumë vende në rajon, duke koordinuar ngushtë me Omanin për të lehtësuar bisedimet dhe për të shkëmbyer ide dhe draftet.
“Draftet shkëmbehen gjithmonë… Mund t’ju them se është hartuar një gjuhë mbi një marrëveshje të mundshme, e cila po qarkullon mes palëve,” theksoi ai.
Ai shprehu shpresën se të dyja vendet do të rikthehen në tryezën e bisedimeve.



















You must be logged in to post a comment Login