Liverpooli ka nisur përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Bradley Barcola. Megjithatë, oferta fillestare e klubit anglez është refuzuar nga kampionët e Francës.
Sipas raportimeve nga “Foot Mercato”, Liverpooli ka ofruar më shumë se 100 milionë euro për 23-vjeçarin. PSG kërkon rreth 170 milionë euro për të lejuar largimin e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.
Negociatat ndërmjet dy klubeve tashmë kanë filluar, dhe Liverpooli shpreson të arrijë një marrëveshje gjatë kësaj vere. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kontaktet zyrtare janë bërë dhe oferta e parë po konsiderohet si një fillim.
Barcola ka shprehur gatishmërinë për të kaluar në “Anfield”, duke kërkuar një rol më të rëndësishëm në skuadër. Ai gjithashtu ka refuzuar një ofertë për rinovim nga PSG, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2028.
Sulmuesi francez e pati një sezon të suksesshëm me PSG-në, duke shënuar 13 gola dhe dhënë 7 asistime në 49 ndeshje. Ai gjithashtu shkëlqeu me përfaqësuesen e Francës në Kupën e Botës 2026, ku regjistroi 3 gola dhe një asistim.
Be the first to comment