Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjocaj kritikon ftesat e Kurtit: Takimet pa përmbajtje janë vetëm zhurmë politike (VIDEO)

Gjocaj kritikon ftesat e Kurtit: Takimet pa përmbajtje janë vetëm zhurmë politike (VIDEO)

Aktivisti politik, Shpend Gjocaj, ka komentuar refuzimin e PDK-së dhe Aleancës për një takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai sugjeron se këto parti kanë pasur arsye të forta për ta bërë një vendim të tillë.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Gjocaj ka shpjeguar se thirrja e liderëve politikë për takim pa një qëllim të qartë nuk ka aspak kuptim. Ai theksoi se kërkesa për mbështetje rreth një qëndrimi të caktuar nuk është e drejtë.

“Mendoj se ata që e kanë refuzuar këtë takim kanë pasur arsye. Nuk po e vlerësoj nëse kanë bërë mirë apo keq, por arsyetimi i tyre është i kuptueshëm. Nuk mund t’i thërrasësh liderët politikë në takim dhe t’u kërkosh që t’i votojnë idetë që propozon njëri prej tyre”, tha ai.

<

Gjocaj vlerëson se liderët opozitarë kanë vepruar drejt në këtë rast. Një takim pa përmbajtje do të shërbente vetëm për të krijuar zhurmë politike dhe për qëllime elektorale.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement