FC Drenica ka njoftuar se mesfushori me eksperiencë, Genc Hamiti, do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri, pas rinovimit të kontratës me klubin.
Hamiti konsiderohet një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit. Eksperienca, cilësia dhe roli i tij në repartin e mesfushës kanë kontribuar ndjeshëm në performancën e ekipit.
Drejtuesit e klubit e vlerësojnë vazhdimësinë e tij si një element të rëndësishëm për arritjen e objektivave të sezonit të ardhshëm.
Me rinovimin e kontratës së Genc Hamitit, Drenica ruan një nga lojtarët më të njohur të saj, duke siguruar një stabilitet të domosdoshëm në skuadër për sezonin që po afron.
