Xheneta Fetahu, finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova (BBVK), ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet në këtë format. Ky informacion erdhi gjatë një interviste në programin “25 Pyetje” të Prive, të udhëhequr nga Liberta Spahiu.
Në pyetje nëse do ta shohim sërish në BBV, Xheneta u shpreh: “Ndoshta. Është çështje muajsh, jo vitesh.” Kjo deklaratë sugjeron se ajo ka parasysh periudhën e vjeshtës dhe dimrit, kur zakonisht fillojnë formatet e reja në Kosovë dhe Shqipëri.
Tani mbetet të shihet nëse do të rikthehet në BBVK apo do të transferohet në Big Brother Albania (BBVA) këtë herë.
Intervistën e plotë, ku Xheneta flet për jetën personale dhe karrierën e saj, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.
