Franca është padyshim një nga ekipet kryesore për të fituar Kupën e Botës 2026.
Në radhët e saj, ndodhen futbollistë të shquar si fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembélé, ylli madrilen Kylian Mbappé dhe anësori i Bayern Munich, Michael Olise.
Të tre futbollistët kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në tri ndeshjet e para, duke kontribuar me gjithsej 14 gola e asistenca.
Dembélé ka shënuar katër gola dhe një asist, Mbappé gjithashtu ka katër gola, si dhe dy asistenca, ndërsa Olise ka regjistruar tri asistenca.
