Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar zyrtarisht ndaj ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim, duke theksuar se nuk do të bëhet pjesë e shumicës qeverisëse. PDK do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.
Në letrën e publikuar nga Klan Kosova, e nënshkruar nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, partia i referohet takimit të datës 10 korrik dhe qëndrimeve të saj të mëparshme, duke konfirmuar se pozita e saj mbetet e pandryshuar. Hamza shprehet se në rrethanat aktuale, pozita e PDK-së është të mbetet në opozitë.
Gjithashtu, PDK shpreh pritjen që Albin Kurti, duke u bazuar në përgjegjësinë e rezultatëve të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, të arrijë marrëveshje me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend për krijimin e institucioneve të reja të vendit.
Në këtë takim nuk do të marrë pjesë as Aleanca, e cila vazhdon të insistojë në ofertën e saj prej gjashtë pikash.
