Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Nuk është kjo hajni e votave brenda PDK-së, janë gabime…” (VIDEO)

“Nuk është kjo hajni e votave brenda PDK-së, janë gabime…” (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka pasur një intervistë në emisionin “DPT Te Fidani,” ku diskutoi ankesën e tij për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së për deputet.

Haxhiu theksoi se pas rinumërimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), rezultoi se nga 5201 vota, atij i ishin shtuar vetëm 6 vota. Ai shprehu shqetësimin se nëse ky trend vazhdon, nga 147 mijë vota, ai do të merrte rreth 170 vota më shumë, ndërsa kandidatët e tjerë do të humbnin mbi 200 vota.

“Numërimi po na dëshmon, me këtë mostër të 5201 votave të PDK-së, që ka gabime në numërim. Nuk është ky gabim i vogël në një mostër prej 3.5%,” tha Haxhiu.

Ai gjithashtu konfirmoi se ka mbështetje nga partia lidhur me ankesën që ka paraqitur. “Para se të bëja ankesën, kam takuar kryetarin e PDK-së. Ai ishte pro ankesës dhe u dakorduam që të verifikohet çdo votë,” shtoi ai.

Haxhiu shprehu besimin se edhe partitë e tjera, si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të kishin guximin të kërkonin rinumërim, duke theksuar se gabimet në numërim aty janë më të mëdha se ato në PDK. Ai u shpreh se çështja e votave nuk është një hajni brenda PDK-së, por më tepër gabime të qëllimshme ose të paqëllimshme nga numëruesit e subjekteve të tjera.

Për më shumë, ndiqni deklaratën e tij në videon e mëposhtme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement