Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e saj të radhës të shtunën, më 27 qershor 2026, në ora 11:00.
Sipas njoftimit nga zëdhënësi i KQZ-së, në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 7 qershor.
Pas përfundimit të mbledhjes, pritet publikimi zyrtar i këtyre rezultateve finale.
Sipas të dhënave të procesuara në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 47.13% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.44%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.69% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.74%.
Këto rezultate do të përbëjnë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
LVV përfaqësohet nga: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla Schwarz, dhe të tjerë.
PDK ka në listën e saj: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, dhe të tjerë.
LDK përfshin: Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, dhe të tjerë.
AAK përfaqësohet nga: Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, dhe të tjerë.
Pjesëmarrës nga partitë tjera përfshijnë:
- Lista Serbe: Zlatan Elek, Igor Simic, Srdjan Popovic, dhe të tjerë.
- KDTP: Fikrim Daka dhe Fatma Taçi.
- ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK: Nenad Rasic.
- Koalicija VAKAT: Rasim Demiri.
- IRDK: Elbert Krasniqi.
- NOVA DEMOKRATSKA STRANKA: Emilija Redzepi.
- SDU: Duda Balje.
- PSA: Artan Asllani.
- Partia Liberale Egjiptiane: Veton Berisha.
- JEDINVESTENA GORANSKA PARTIJA: Adem Hodza.
- PRBEK: Albert Kinolli.
Numërimi i votave ka përfunduar, dhe këta pritet të jenë 120 deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.
