Harry Kane vazhdon të shkruajë historinë me ekipin kombëtar të Anglisë.
Sulmuesi arriti të shënojë dy gola në fitoren 4-2 ndaj Kroacisë, duke e çuar numrin e tij të golave në Kupat e Botës në 10. Me këtë arritje, ai barazon rekordin legjendar të Gary Lineker si golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë e këtij kompeticioni.
Kane, i cili ka qenë gjithnjë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze, tani ndan këtë rekord me Linekerin.
Me disa ndeshje përpara në Botërorin 2026, kapiteni i “Tre Luanëve” ka mundësinë të thyejë këtë rekord dhe të qëndrojë i vetëm në krye të listës historike.
