Kombëtarja e Anglisë do të përballet sonte me Panamanë në orën 23:00, në ndeshjen e fundit të Grupit L në Kupën e Botës 2026.
"Tre Luanët" synojnë të sigurojnë fitoren për të përfunduar fazën e grupeve në vendin e parë. Në xhiron e kaluar, ata barazuan 0-0 me Ganën, duke i dhënë rëndësi të madhe këtij takimi.
Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin startues. Jarell Quansah do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes për shkak të mungesës së Reece James. Nga minuta e parë do të aktivizohen gjithashtu Marcus Rashford dhe Bukayo Saka.
Më poshtë janë formacionet zyrtare:
Panama: Mosquera; Murillo, Escobar, Cordoba, Andrade, Gutierrez; Martinez, Barcenas, Harvey, Rodriguez; Rodriguez.
Anglia: Pickford; O’Reilly, Guehi, Konsa, Quansah; Bellingham, Anderson; Rashford, Rogers, Saka; Kane.
