Një aksident është regjistruar pranë “Syrit të Kaltër”, ku dy persona janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës. Njëri prej tyre është shtetas i huaj.

Të dy personat kanë pësuar lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, struktura të Policisë dhe Urgjenca Mjekësore.

Pas nxjerrjes nga zona e rënies, të lënduarit u dërguan në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.