Një incident i rëndë ndodhi sot në mëngjes në qytetin e Ferizajt, ku një 16-vjeçar sulmoi me thikë dy qytetarë, si dhe më pas iu drejtua Policisë.

Situata u përshkallëzua gjatë ndërhyrjes së policisë, pasi i mituri refuzoi të zbatonte urdhrat e zyrtarëve. Ai sulmoi policët me gurë dhe mjete të forta, duke u vërsulur gjithashtu ndaj tyre me thikë.

Një qytetar nga Ferizaj shprehu shqetësimin për sigurinë në këtë rast. Ai deklaroi për redaksinë e Klankosova.tv se i dyshuari kishte qenë i njohur edhe më herët për probleme të tjera.

Një nënë e këtij qytetari gjithashtu u shpreh: “Kur më tha nëna ime që e kanë lënë të lirë, i thashë, ky do të vrasë dikë. Fëmijët nuk guxojnë të qëndrojnë në rrugë derisa ai të jetë i lirë, sepse është i rrezikshëm.”

Familja e të dyshuarit raporton se përballen me probleme, dhe ata pretendojnë se i mituri është një emër i njohur për organet e rendit.

I mituri është ndaluar për 24 orë nën dyshimin për “vrasje në tentativë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Përveç tij, është arrestuar edhe nëna e tij, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës./Klankosova.tv