Pas fillimit të fazës së eliminimit direkt në Kupën e Botës, emisioni “Ora 7” në Klan Kosova ka trajtuar ndeshjet dhe ekipet favorite të turneut.

Gazetari Shkumbin Pireva ka vlerësuar se Franca është skuadra më dominuese deri më tani. Ai theksoi harmoninë mes lojtarëve kryesorë dhe performancën e lartë që kanë treguar gjatë fazës së grupeve.

“Franca ka qenë superiorja me tri fitore dhe shumë gola të shënuar. Ajo mbetet pretendenti kryesor për të fituar Botërorin,” theksoi Pireva.

Në diskutim u përmendën gjithashtu edhe Gjermania, Spanja, Anglia dhe Argjentina, ekipe që vazhdojnë të garojnë për trofeun, ndonëse disa prej tyre ndodhen në proces rinovimi dhe ndërtimi të një gjenerate të re.

Për të dëgjuar diskutimin e plotë, ndiqni emisionin.