Vajza e të dyshuarit për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ferizaj ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj vajzës është lëshuar një vendim për ndalim prej 48 orësh, megjithatë ajo vazhdon të mbetet nën kujdesin mjekësor.

Nga hetimet e para, rezulton se ngjarja është regjistruar në banesën e M.B., 48 vjeç. Në momentin e incidentit, aty ndodheshin bashkëshortja e tij dhe vajza A.R., 24 vjeçe. E bija ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dyshohet se ky rast lidhet me veprën penale të “Vrasjes së rëndë”. Me vendim të prokurorit të rastit, M.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa edhe për A.R. është marrë një masë e ngjashme, pavarësisht se ajo vazhdon të trajtohet në spital.