Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, gjendja e tyre shëndetësore mbetet ende e paqartë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, konfirmoi lajmin për Klankosova.tv. Ajo theksoi se rreth orës 13:10, janë pranuar informacionet për aksidentin.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ dhe janë përfshirë tri vetura. Tani për tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin,” shtoi Krasniqi.