Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë nëpërmjet rrjeteve sociale pamje nga Ksamili. Ai ka theksuar rëndësinë e menaxhimit të vijës bregdetare dhe krijimin e hapësirave pa pagesë për pushuesit gjatë sezonit turistik.

Sipas deklaratës së tij, ndërhyrjet e kryera kanë si qëllim rritjen e standardit të shërbimit në këto zona, pa ngarkesa financiare për vizitorët. Rama thekson se këto hapësira publike do të ofrojnë shërbime cilësore dhe akses falas, për t’i siguruar të gjithë vizitorëve një eksperiencë më të mirë buzë detit.