Një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”, pas një incidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë Veri.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 00:20, njësitë policore, gjatë patrullimit, kanë vënë re një burrë që po sulmonte dy viktima, një femër dhe një mashkull. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin në vendin e ngjarjes.

Të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa viktimat kanë refuzuar të marrin tretman mjekësor.

Gjatë intervistimit, është konstatuar se i dyshuari dhe viktimat kanë lidhje familjare. Po ashtu, testimi i alkoolit ka treguar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 1.06 promil.

Rasti është regjistruar si “Dhunë në familje” në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa i dyshuari është ndaluar në mbajtje policore për 48 orë.