Një rast i vetëgjyqësisë është raportuar të shtunën në Mitrovicën e Veriut.

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, një burrë dyshohet se ka shfrytëzuar pa autorizim banesën e një gruaje, pronare e objektit.

Për këtë rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe është njoftuar prokurori kompetent. Autoritetet kanë njoftuar se rasti është regjistruar si “Vetëgjyqësi” dhe po trajtohet sipas procedurave standarde.